EKSKLUZIVE/ Akord me një argjentinas, zbulohet sulmuesi i ri i Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 8:40

EKSKLUZIVE/ Akord me një argjentinas, zbulohet sulmuesi i ri i Bylisit

Zbulohet sulmuesi që pret Bylisi. “Panorama Sport” mëson se argjentinasi 28-vjeçar, Fabian Miguel Munoz, ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit ballshiot dhe pritet të mbërrijë nesër në Shqipëri për të zyrtarizuar kontratën. Prej ditësh presidenti Kapllanaj po bën gjithçka për të afruar një sulmues që do të rriste konkurrencën në skuadër dhe pas shumë bisedimeve, më në fund ka gjetur akordin me Munoz, një ish-lojtar i klubit të famshëm argjentinas, Njuells Olld Bojs.fabian-muñoz

Nga viti 2011 deri në 2014, ai ka qenë pjesë e kësaj skuadre në Superligën argjentinase, duke luajtur 56 ndeshje dhe shënuar 10 gola. Munoz është shpallur kampion në Argjentinë në sezonin 2012-2013, një kampionat ku ndihmoi Njuells Olld Bojs me katër gola. Në pjesën e parë të sezonit 2019-2020 ai ka qenë në Qipro te skuadra Alki Oroklini, por për shkak të problemeve financiare që kishte klubi, vendosi të pranojë ofertën e Bylisit për të provuar një eksperiencë në Superiore.

Për dy sezone (2015-2016 dhe 2016-2017) ka qenë pjesë e Panatolikos në Greqi. Munoz pritet të vijë në Shqipëri bashkë me familjen dhe gjasat janë që të debutojë me fanellën e Bylisit javën e ardhshme. Pozicioni i tij i mirëfilltë është sulmues i djathtë, por luan edhe si qendërsulmues.
172956_ori_fabian_munoz

PA MËLLUGJËN DHE GOXHAJN NË DURRËS

Ballshiotët do të kenë mungesa kryesore në sfidën e radhës me Teutën në Durrës. Skuadra e Dovedan ka humbur dy titullarë në ndeshjen me Tiranën. Për arsye kartonësh, Donald Mëllugja, që u ndëshkua me të kuq, si dhe Jurgen Goxha që ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, nuk do të jenë në sfidën ndaj durrsakëve.

Tashmë, trajneri duhet që të bëjë gati lëvizjet në qendër të mbrojtjes, por edhe në mesfushë, pasi janë dy mungesa kryesore dhe dy nga lojtarët që kanë luajtur më shumë për Bylisin në këtë sezon.bylis

Me skuadrën në këtë sfidë pritet që të jetë edhe braziliani Mercedes që ndoqi nga stadiumi sfidën me Tiranën dhe pritet të grumbullohet në Durrës. Ballshiotët do të kërkojnë që të mos dalin pa pikë nga Durrësi, ndonëse e kanë të qartë edhe vështirësinë e ndeshjes me durrsakët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"