EKSKLUZIVE/ A do të grumbullohet Armando Broja ndaj Çekisë? Ja situata me yllin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2023 | 0:03

EKSKLUZIVE/ A do të grumbullohet Armando Broja ndaj Çekisë? Ja situata me yllin kuqezi

Më datë 12 tetor, Shqipëria do të luajë kundër Çekisë në “Air Albania” ndeshjen e cila në rast të një suksesi do të vlejë më shumë sesa një gjysmë biletë për në “Euro 2024”, verën e ardhshme në Gjermani.Brojaa

Aktualisht kuqezinjtë kryesojnë grupin dhe padyshim që trajneri Silvinjo kërkon ta konsolidojë atë edhe më shumë ndaj Çekisë, ndeshje për të cilën do të ketë edhe një armë më shumë si Armando Broja.

Ndonëse nuk është në formën maksimale, burime të “Panorama Sport” garantojnë se sulmuesi i Çelsit do të grumbullohet nga trajneri Silvinjo dhe padyshim që Armando Broja do të luajë kartat e tij për të pasur një hapësirë të rëndësishme në duelin ndaj çekëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"