“Ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq”, Klop me kërkesë të çuditshme për shkak të Salah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 23:37

“Ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq”, Klop me kërkesë të çuditshme për shkak të Salah

Muhamed Salah është padyshim futbollisti më në formë i momentit dhe të gjithë sytë janë drejt tij. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka zbuluar për mediat, se në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Maçester Sitit, i ka thënë lojtarëve që të stërviten lakuriq.

Jurgen-Klopp-Mohamed-Salah-662436

Padyshim që kërkesa ishte në formë shakaje dhe mesazhi i Klopit ishte i qartë. Askush nuk do t’i vinte re nëse ata do të ishin lakuriq, pasi të gjithë do të ishin të fokusuar të Salah.

“Është një grup shumë i mirë me Salah, të gjithë djemtë janë krenarë për sezonin që po kalon. Kur erdhëm në Mançester për ndeshjen e kthimit, u thashë djemve ‘Ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq pasi askush nuk do ta vë re – ata duan vetëm Momon. Tani do të shkojmë në Romë. Besoj se do të jetë e njëjta gjë, or nuk ka problem”, deklaroi Klop.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"