Edmond Liçaj “skanon” Flamurtarin: Kërkohet skuadër agresive dhe cinike. Lojtarët të mos flenë gjumë, të jenë aktivë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 12:57

Edmond Liçaj “skanon” Flamurtarin: Kërkohet skuadër agresive dhe cinike. Lojtarët të mos flenë gjumë, të jenë aktivë

Në mungesë të trajnerit Eqerem Memushi, i pezulluar me 6 ndeshje nga Disiplina, të dielën në Berat në pankinë pritet që të jetë Edmond Liçaj. Në një interviste për “Panorama Sport”, krahu i djathtë i Memushit, mendon se skuadra po ndryshon dhe po bëhet agresive.

Liçaj

Sipas tij, ndeshja me Tomorin ka vlerën e tri pikëve, ndërsa thotë se nuk duhet nënvlerësuar. Liçaj flet edhe për pezullimin e Memushit, teksa e cilëson të zakonshme kur bëhet fjalë për Flamurtarin.

A po e bind kjo skuadër Edmond Liçajn?

Ekipi po ndryshon për mirë. Trajneri Eqerem Memushi po bën një punë të shkëlqyer me skuadrën, e cila tashmë ka një tjetër fytyrë. Ju e patë në përballjen me Korabin, ku u paraqitëm shumë mirë. Përpara kemi shumë punë për të bërë.

Çfarë i duhet këtij Flamurtari?

Ky Flamurtar duhet të jetë më agresiv dhe cinik. Por shoh që po bëhet i tillë. Gjërat do të përmirësohen gradualisht. Skuadra duhet të tregohet e gjallë dhe e fortë në fushën e lojës, të mos flejë gjumë, por të jetë aktive. Deri tani po më pëlqen. Futbollistët duhet të jenë shumë taktikë. Sa më shumë aksione të thyesh, aq më shumë do të ndërtosh. Duke rritur numrin e aksioneve rritet edhe cilësia. Futbollistët janë shumë seriozë dhe të angazhuar për të bërë mirë edhe në seancat stërvitore.

Të dielën skuadra luani në Berat me Tomorin. Si e shikoni këtë ndeshje?

Është ndeshja e radhës, që duhet fituar. Skuadra duhet të vijë në Vlorë me tri pikë. Nuk duhet që ta nënvlerësojmë ndeshjen dhe nuk duhet të gjykojmë se kemi një kundërshtar të dobët përpara. Tomori luan në shtëpi dhe ka objektivat e veta. Duhet që të angazhohemi maksimalisht për ta fituar këtë takim.

Çfarë mund të na thoni për objektivin e skuadrës dhe sa i mundshëm është?

Flamurtari ka një grup të mirë lojtarësh, si dhe me eksperiencën e nevojshme. Jemi në “play-off”, ndaj janë të gjitha mundësitë për të arritur objektivin. Patjetër që nuk duhet të harrojmë se ne jemi Flamurtari dhe keni fanellë me peshë të rëndë. Kushtet i kanë të gjitha, edhe në aspektin financiar nuk kanë asnjë problem. Drejtuesit po tregohen shumë korrekt.

Keni një koment për vendimin e Disiplinës që ka të bëjë me pezullimin me 6 ndeshje të trajnerit Eqerem Memushi?

Dënimet? Si zakonisht, kur bëhet fjalë për Flamurtarin. Si gjithmonë… Nuk ka surpriza!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"