Edhe Vrapi largohet nga grumbullimi i Vllaznisë, klubi ia vë fajin virozave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2017 | 18:51

Edhe Vrapi largohet nga grumbullimi i Vllaznisë, klubi ia vë fajin virozave

Pas Elis Bakajt, te Vllaznia shpërthen një tjetër çështje, që mban emrin e Endri Vrapit. Mbrojtësi ka lënë sot grumbullimin e klubit kuqeblu në Ulqin për t’u kthyer në kryeqytetet, duke ngritur dyshime se edhe ai nuk dëshiron të luajë ndaj Tiranës, një ekipi të cilin e ka për zemër.

vrapi

Klubi nuk e ka konfirmuar këtë variant, ashtu siç bëri me Elis Bakajn gjatë ditës së djeshme. Sipas klubit, futbollisti është kthyer në Tiranë pasi vuan nga një virozë gripale dhe ishte më e përshtatshme që ai të kurohej në kryeqytet për këtë problem.

shehi vrapi ardian beqiri skenderbeu vllaznia arbitrat

Ndërkaq, askush në klubin kuqeblu nuk konfirmon nëse Vrapi do të jetë apo jo i gatshëm për sfidën e të shtunës, duke shtuar edhe më shumë zërat se ai do të mungojë në duelin e rëndësishëm të fundjavës për të njëjtat arsye si bakaj dhe Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"