E zbulon menaxheri, talenti shqiptar kërkohet nga Tare. Greqia në pritje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 23:38

E zbulon menaxheri, talenti shqiptar kërkohet nga Tare. Greqia në pritje

Talentet shqiptarë janë rritur dhe formuar si futbollistë në vende të ndryshme të Europës. Një prej tyre, Emiljano Bullari, ka nënshkruar kontratë me Olimpiakosin dhe ka arritur të bëjë performancë të mirë me skuadrat e moshave. Së fundmi, është vetë menaxheri i tij, i cili zbulon interesimin e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare, për të.

0000

Angelos Veizi, në një intervistë për mediat greke ka thurur elozhe për sulmuesin shqiptar të Kombëtares së 17-vjeçarëve. “Ka pasur interesime nga Igli Tare. Jo më kot shohim vlerësimet vit pas viti të tij si drejtori më i mirë sportiv, duke qenë se në vëmendjen e tij ka gjithmonë talente që ai i zbulon dhe i shet me shifra të mëdha.

Bullari

Edhe Emiljano është kërkuar, por ka qenë një vendim për të mos u nxituar për hapat që do të ndërmarrë. Greqia? Duhet vetë djaloshi të zgjedhë, por ai është lider në Kombëtaren e 17-vjeçarëve të Shqipërisë dhe më duket e vështirë”, ka deklaruar menaxheri i sulmuesit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"