E zbulon gazetari italian: Nesër vendoset fati i Ikardit, PSG-ja dhe Interi gati t’u japin fund thashethemeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 23:47

E zbulon gazetari italian: Nesër vendoset fati i Ikardit, PSG-ja dhe Interi gati t’u japin fund thashethemeve

Mauro Ikardi duket se nuk do të ndahet nga PSG-ja.
IKARDII
Pas “ESPN”-së, gazetari i njohur i merkatos së futbollit Fabricio Romano zbulon se klubi francez do t’i paguajë Interit 50 milionë euro dhe 7 milionë euro bonuse.

Sipas Romanos, ditën e nesërme do të vendosen dhe detajet e fundit të transferimit të Ikardit te PSG-ja.

E ardhmja e argjentinasit te PSG-ja u kthye në një telenovelë të vërtetë pasi fillimisht francezët nuk ishin të bindur për ta blerë, ndërsa Interi nuk pranonte ta shiste për më pak se 70 milionë euro, por tashmë zikaltërit kanë ndryshuar mendim dhe u janë dorëzuar kërkesave të PSG-së.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"