E vërteta e negociatave të Ismajlit me Napolin, ndërmjetësi Mezi tregon dokumentin: Kemi nisur bisedat që në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 21:28

E vërteta e negociatave të Ismajlit me Napolin, ndërmjetësi Mezi tregon dokumentin: Kemi nisur bisedat që në janar

Negociatat e Ardian Ismajlit me Napolin janë kthyer në një nga lajmet më të diskutuar atë ditëve të fundit në Itali. Skuadra kampione në fuqi e Italisë kërkon të përforcohet dhe mbrojtësi shqiptar është profili që po ndjek me shumë interes, siç konfirmoi edhe menaxheri shqiptar Serxho Mezi, pjesë e grupit të ndërmjetësve, në një intervistë për mediat italiane një ditë më parë.

ismajli

Por po sot, në mediat italiane është përhapur lajmi se vetë Ismajli ka qenë i çuditur me këto negociata, pasi menaxheri i tij, Pini Zahavi, ishte ai që duhej të ndërmjetësonte, dhe jo persona të tjerë. Në këtë situatë, menaxheri Mezi i ka servirur “Panorama Sport” dokumentin që vërteton se Ismjali i ka dhënë fuqinë e ndërmjetësimit në muajin janar menaxherit Vitorio Sketino dhe atij.

3463a47e-a2dd-47e4-b912-b095e1bd96e7 (1)

Dokumenti i cili i dha fuqinë e ndërmjetësimit për Ardian Ismajlin menaxherëve Vitorio Sketino dhe Serxho Mezi

“Në muajin janar filluam të punojmë për transferimin e Ardian Ismajlit dhe duke filluar duke u dëgjuar me drejtuesit e Napolit. Edhe para disa ditësh kemi pasur takim ne zyrat e Napolit për çështjen e lojtarit në fjalë!

Kjo punë u ngrit ngaqë Ardiani na kërkoi të gjenim një klub më të fortë se ku është, dmth një top klub. Unë i sugjerova dy klube në Seria A, Roma dhe Napoli. Me Napolin avancuam më shumë sepse edhe drejtori Mauro Meluso e njeh mirë se çfarë lojtari është Ardiani! Nga bisedat që kam bërë vetë personalisht me Mauro Meluso kishte pëlqim dhe po shkonim në rrugën drejt mbylljes në merkaton e verës!”, u shpreh për “Panorama Sport” Mezi, i çuditur për këtë kthesë të papritur të Ismajlit sa i përket personave që duhej të merreshin me negociatat për një transferim të mundshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"