E tregojnë statistikat, ky është Reali më i keq i shekullit XXI në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 9:50

E tregojnë statistikat, ky është Reali më i keq i shekullit XXI në Madrid

Valencia, Levante, Betis, Totenhem, Fuenlabrada, Barcelona, Numansia, Vijareal, Leganes, Atletiko Madrid, Juventus… dhe Bilbao.

Reali

12 nga 26 skuadrat që kanë vizituar “Bernabeu”-n këtë sezon, kanë arritur të marrin të paktën një barazim në kryeqytetin spanjoll: Bilanci është 14 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me një golavarazh 64-32 në favor të Realit.

Por një rekord me kaq shumë ndalesa në shtëpi, “galaktikët” nuk e kishin përjetuar që prej shekullit të shkuar, specifikisht sezonit 1999/00.

Atëherë, Reali pësonte humbje të rënda në shtëpi ndaj Saragozës (5-1), Atletikos (3-1) dhe Bajernit (4- 2), por merrte të tjera rezultate negative ndaj ekipeve si Oviedo apo Numansia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"