“E tmerrshme të pësojmë gola të tillë”, Ndreu: Lojtarët po luanin kalçeto

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2021 | 19:16

“E tmerrshme të pësojmë gola të tillë”, Ndreu: Lojtarët po luanin kalçeto

Kastrioti humbi 2-1 në transfertë përballë Skënderbeut. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport” ka folur trajneri i krutanëve Ramadan Ndreu.

ndreu 1

“Problemi ynë është që jemi skuadër e cila lëviz me 12-13 lojtarë. Kishte lojtarë që nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj ndeshje. Është e tmerrshme të pësosh gol me një top të tillë pa adresë. Ne ia vështirësojmë punën vetes.”

“Ti pëson gol e të jep kolpo se është e vështirë. Ne e barazuam. Por jemi skuadër me lojtarë që nuk vendosen taktikisht, u duket sikur luajnë kalçeto, është e tmerrshme. Nuk e kuptojnë që duhet të zbatosh detyrat taktike në mënyrë perfektë se të godasin me të parën.”

“Është e vështirë nëse nuk zëvendësojmë lojtarët dhe ata që nuk janë në formë t’i nxjerrim jashtë formacionit.”

Distanca me ekipet para?
“Këtë javë largohen, javën tjetër afrohemi ne. Nuk është se jemi 15 pikë larg, ka më tepër se gjysmë kampionati. Ne shpresojmë të marrim 3 4 lojtarë se kemi pasur të dëmtuar e larguar. Shpresojmë që të marrim lojtarë të nivelit mesatar që në momentin që njëri të jetë dobët të fusim një tjetër, aty aty ishim edhe në lojë sot.”

“Është problem shumë i madh që të luajmë një skuadër pa qendërmbrojtës. Po të shohësh të gjithë golat që kemi pësuar në qendër nga loja në ajër dhe nuk kemi elementë gjatësie në qendër është e tmerrshme marr gola.”

“Duhen lojtarë që dinë mirë atë pozicion, është pozicion që ne po e vuajmë vazhdimisht. Kam lojtarë me përgjegjësi që të them të vërteten me nivelin që kemi të luajnë shumë.Klasifikimi nuk është që ka mbaruar gjithçka dhe mendoj e do të rivalizojmë deri në fund. ”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"