“E shitët, e shitët”, akuza për ndeshjen e kampionatit shqiptar. Arbitri nuk jep shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2021 | 14:45

“E shitët, e shitët”, akuza për ndeshjen e kampionatit shqiptar. Arbitri nuk jep shtesë

Butrinti ia del që të fitojë minimalisht edhe në transfertën e vështirë të Memaliajt, duke marrë kështu kreun e renditjes në grupin B. Nisur edhe nga fakti që Maliqi nuk luajti dje kundër Devollit, skuadra e drejtuar nga Milto Gurma është tashmë e para me 37 pikë dhe pret e qetë rezultatin e Maliqit, që të mërkurën luan derbin ndaj Devollit.

9BE54B01-D6F8-416C-89DA-D7E0F4745507

Në Memaliaj gjithçka është bërë e vështirë për sarandjotët, pasi edhe terreni ka qenë i rrëshqitshëm. Në 45 minutat e para loja ishte e ekuilibruar, por me vendësit që kanë pasur më
shumë raste për shënim. Memaliaj ka qenë e pafat në këtë fraksion loje, veçanërisht në minutën e 24-t, kur pas goditjes së Sinajt, topi u përplas në shtyllë.

Më pas është Shehu që i ka pasur të gjitha mundësitë të shënojë, por portieri i Butrintit i ka thënë “jo” golit. Më pas rrezikoi Jaupi, ndërsa gjithçka u mbyll pa gola. Pjesa e dytë nis me gol për miqtë nga Saranda, që gjejnë portën e Mustafait me sulmuesin e tyre më të mirë, Mario Gurmën. Në minutën e 54-t shtatlarti ishte në kohën dhe vendin e duhur, duke shënuar me kokë nga brenda zonës. Ky gol mbeti në fuqi deri në fund, pasi rastet e të dyja skuadrave ishin sporadike në 45-minutat e fundit. Javën e ardhshme Butrinti pret Këlcyrën në Sarandë.

42425405-3474-447F-9F96-D1A31A603F1D

AKUZAT – Afër fundit të lojës, nga jashtë rrethimit të stadiumit është dëgjuar në kor nga një grup tifozësh të Memaliajt, thirrjet: “E shitët, e shitët”. Tifozët vendës hodhën dyshime për mënyrën sesi u soll në fushë skuadra e tyre pas pësimit të golit. Kulmi arriti në fund ndaj gjyqtarit, që nuk akordoi asnjë minutë shtesë.

Roland Suli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"