E papritur të Partizani, sulmuesi kryen ndërhyrje kirurgjikale për shkak të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2023 | 22:17

E papritur të Partizani, sulmuesi kryen ndërhyrje kirurgjikale për shkak të…

Klubi i Partizanit ka humbur shërbimet e një prej sulmuesve të saj për javët në vijim. Të kuqve do t’u mungojë futbollisti Alfred Mensah, i cili është detyruar të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale emergjence.

MENSAH

“Panorama Sport” ka mësuar se Mensah ka ndjerë dhimbje dhe pas kontrolleve mjekësore, është konstatuar se vuante nga apendiciti akut. Kështu, ai është dërguar në një nga spitalet e kryeqytetit ku pasi ka marrë ndihmën e parë, është operuar.

Nuk dihet ende se sa do të jetë periudha e rikuperimit të futbollistit pas kësaj ndërhyrje, por trajneri Zekicc duhet të bëjë planet pa sulmuesin të paktën për ndeshjen e radhës që kanë në Europë ndaj Atletik D’Eskaldes, të martën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"