“E pafalshme të të zërë Vllaznia në kundërsulm”, Martini qan pakujdesitë: Kjo ndeshje nuk duhej të humbej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2024 | 19:56

“E pafalshme të të zërë Vllaznia në kundërsulm”, Martini qan pakujdesitë: Kjo ndeshje nuk duhej të humbej

Trajneri I Teutës, Edi Martini, e ka cilësuar ta pafalshme humbjen e sotme në Shkodër ndaj Vllaznisë për mënyrën se si erdhi ajo.

bandicam 2024-02-10 19-23-26-431

“Normalisht më vjen keq, për mënyrën se si luajti ekipi është për të ardhur keq. Mendoj se  bëmë një ndeshje të mirë, kishim rastet tona për të shënuar gola dhe nuk arritëm të shënonim. U treguam të kujdesshëm në pjesën e parë, paçka se në goditje standarte pësuam gol. Në pjesën e dytë rritëm forcën sulmuese, arritëm të shënonim. Fundi është i pafalshëm në gabime individuale. Të të zërë në kundërsulm Vllaznia në minutë të 86 është me të vërtetë për të ardhur keq. Është një ndeshje që nuk duhet të humbej.

Një pikë në fund të kampionatit mund të jetë e rëndësishme. Por më pëlqen grinta e lojtarëve dhe besimi për të fituar lojën e nuk falet të zihemi në kundërsulm. Ne vend që ta zinim ne Vllazninë në Shkodër, në zuri ajo ne. Por përsëri ka një anë tjetër të medaljes, që lojtarët kishin besim se mund ta fitonim ne ndeshjen. Më tepër do të ishte një pikë që do të na vlente në fund dhe moral për ndeshjen tjetër. Kisha katër lojtarë që mundonin, ndikuan në lojën tonë. Por dua të komplimentoj lojtarët që bënë një ndeshje të mirë”, tha Martini për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"