E PABESUESHME! Skuadra amatore nga Gjibraltari kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 21:16

E PABESUESHME! Skuadra amatore nga Gjibraltari kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës

Një skuadër nga Gjibraltari shkruan historinë në këtë edicion të kupave të Europës. Ekipi i Linkoln Red Imps të Gjibraltarit, kampione e këtij vendi me futboll tërësisht amator, ia ka dalë që të sigurojë një vend në grupet e Ligës së Konferencës, duke mundur ekipin e Riga i cili eliminoi Shkëndijën e Tetovës në turet e mëparshme.

asdasdasdsdd

Një histori e jashtëzakonshme e skuadrës së Gjibraltarit, pasi bëhet fjalë padyshim për një arritje që vështirë se mund të përsëritet, nëse llogarit se në fushë kishte 8 lojtarë vendas të cilët vini nga vendi i vogël me pak më shumë se 30 mijë banorë.

L:inkoln kishte barazuar 1-1 ndeshjen e parë në Letoni dhe sot ia doli që të mbyllte të 90 minutat me të njëjtat shifra falë golit me penallti të 33-vjeçarit Uoker. Në shtesë, ekipi amator bëri diferencën, duke shënuar me 38-vjeçarin Roi Çipolina dhe më pas me 20-vjecarin Ronan, teksa duhet theksuar se të tre golashënuesit e saj janë nga Gjibraltari. Për Riga nuk mjaftoi as aktivizimi në pjesën e dytë të mesfushorit të Kosovës, Besar Halimi, i cili e kishte nisur këtë takim nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"