E mundi Besa në miqësore, Ahmataj: Nuk ka rëndësi rezultati, jemi në kundërkohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 12:45

E mundi Besa në miqësore, Ahmataj: Nuk ka rëndësi rezultati, jemi në kundërkohë

Julian Ahmataj e ka shfrytëzuar këtë test (ndeshjen me Besën 1-2) për të parë lojtarët e afruar rishtas dhe mbi të gjitha ata në provë. Trajneri i Skënderbeut, në deklaratën e dhënë direkt pas miqësores, u shpreh:
Ahmataj
“Fare pak rëndësi ka rezultati në ndeshje të tilla. Nuk e them këtë sepse humbëm, pasi në fund të fundit Besa ka emër e traditë të madhe. Përdora të gjithë futbollistët që kanë ardhur gjatë ditëve të fundit dhe nga ndonjëri vërtet kam marrë sinjale pozitive. Na duhet sigurisht shumë punë, aq më tepër që starti i kampionatit është shumë afër. Jemi thuajse në kundërkohë me dëshirën për një harmonizim e përqendrim më të shpejtë, gjë që e kemi të domosdoshme në situatën ku ndodhemi”, u shpreh elbasanasi i stolit të bardhekuqve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"