“E meritojmë ngjitjen” mesfushori zbulon “sekretet” e shijakasve: Nuk ndalemi deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2022 | 16:40

“E meritojmë ngjitjen” mesfushori zbulon “sekretet” e shijakasve: Nuk ndalemi deri në fund

Erzeni nuk ka në plan që t’i ndahet Bylisit. Janë vetëm 5 pikë larg dhe gjithçka mund të ndodhë, kur dihet që kanë mbetur 10 javë për t’u luajtur. Edhe pse e humbëm përballjen direke me kryesuesit në nisje të 2022-shit, nuk kanë falur me Shkumbinin dhe Turbinën.

erzeni

 

Në Cërrik dha kontribut edhe Xhulio Mehmeti, i cili realizoi një kryevepër nga goditja e dënimit. Mesfushori iu bashkua shijakasve në nisje të këtij sezoni dhe ndeshje pas ndeshjeje po dëshmon se është një pikë kyçe në formacion.

Është i lumtur që është mbron këto ngjyra dhe këtë e thotë hapur në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”. 28-vjeçari beson se ngjitja do të realizohet dhe kjo falë etjes që kanë lojtarët e mbi të gjitha disiplinës.

“Jam shumë i kënaqur që mbaj veshur këtë fanellë. U bëra pjesë e Erzenit, për shkak të projektit dhe objektivit. Ngjitja është qëllimi ynë dhe them se jemi në rrugë të mbarë. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë përballë Turbinës dhe hymë në fushë me besimin e plotë se do të merrnim tri pikët. Me këtë mobilizim vazhduam gjatë 90 minutave dhe rastet i patëm të shumta për të thelluar rezultatin. Kjo fitore tregon se e meritojmë elitën. Kemi një grup kompakt, me disiplinë të lartë dhe mbi të gjitha jemi të etur për sukses. Për këtë qëllim mendoj se i kemi të gjitha mundësitë të realizojmë misionin ‘Superiore’”, përfundon 28-vjeçari.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"