E KRYER/ Vllaznia gjen lojtarin që do të zëvendësojë Latifin, sigurojnë një nga emrat më të kërkuar në Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 17:55

E KRYER/ Vllaznia gjen lojtarin që do të zëvendësojë Latifin, sigurojnë një nga emrat më të kërkuar në Maqedoninë e Veriut

Klubi i Vllaznisë ka nisur shumë shpejt punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Duke parashikuar largime të rëndësishme thuajse në çdo repart, kuqeblutë po kërkojnë të përforcohen me emra shumë cilësorë.

dodev

Dhe një prej tyre është Darko Dodev. Anësori i majtë nga Maqedonia e Veriut, ka gjetur akordin me klubin kuqeblu dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si pjesë e kësaj skuadre.

Dodev ka qenë pjesë e Bregalnica në edicionin e fundit në Maqedoninë e Veriut, teksa ka dhuruar paraqitje shumë të mira me fanellën e këtij ekipi. Me përfundimin e kontratës, ai ishte i lirë të zgjidhte një klub tjetër dhe ka qenë në bisedime edhe me Shkëndijën dhe Shkupin. Por roli si protagonist që i ofron Vllaznia, nga e cila largohet Liridon Latifi, e ka bindur futbollistin 25-vjeçar që të arrijë akordin me kuqeblutë për të vazhduar karrierën në Shkodër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"