E KRYER/ Çelsi zgjedh trajnerin e ri, Broja do të drejtohet nga fituesi i “Tripletës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2023 | 13:32

E KRYER/ Çelsi zgjedh trajnerin e ri, Broja do të drejtohet nga fituesi i “Tripletës”

Forma e dobët në kampionat bëri që Çelsi të shkarkojë nga detyra trajnerin anglez, Graham Poter dhe prej disa ditësh është në kërkim të një zëvendësuesi.

celsi 1

Së fundmi, mediat angleze duket se e kanë konfirmuar se kush do të ulet në pankinën e “Bluve”.

Bëhet fjalë për fituesin e “Tripletës” me Barcelonën, Luis Enrike, i cili është zgjedhur nga drejtuesit e klubit.

LUIS ENRIKE 1

Në garë me të ishte dhe Julian Nagelsman, por mosha e re e gjermanit duket se nuk e ka bindur Tod Bohlin.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të zbulojë nëse do të jetë pjesë e planeve të spanjollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"