E konfirmon ministri i sportit, Italia gati të hapë stadiumet. Ja sa tifozë do lejohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 13:46

E konfirmon ministri i sportit, Italia gati të hapë stadiumet. Ja sa tifozë do lejohen

Ministri i sportit, Vinçenzo Spadafora ka konfirmuar se stadiumet në Itali do hapen për publikun, ku maksimumi që do lejohen do jenë 1000 spektatorë. Spadafora e ka konfirmuar vendimin pas konsultimit me komitetin teknik dhe shkencor.

seria a

“Në orët e ardhshme vendimi do jetë zyrtar, por unë dua të falenderoj Ministrin Speranza për bashkëpunimin. 1000 tifozë do lejohen në stadium. Sigurisht hapja e stadiumeve do bëhet duke respektuar masat e nevojshme, si distancimi social dhe maskat.

Hapi i parë drejt rikthimit në normalitet” ka thënë Spadafora sipas gazetarit italian, Alfredo Pedulla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"