E kërkonte prej kohësh Interi, Barcelona merr vendimin për mesfushorin afrikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2023 | 12:50

E kërkonte prej kohësh Interi, Barcelona merr vendimin për mesfushorin afrikan

Frank Kesi erdhi me pretendime të mëdha në Barcelona nga Milani, periudhë kur ish-“regjisori” i kuqezinjve demonstroi klas të lartë në mesfushën e Piolit.

kesi

Shumëçka ka ndryshuar prej vitit 2022, e ku garantimi i një rol fiks nga trajneri Ksavi Hernandez është më tepër sesa mision i pamundur, kur alternativa me tipare kreative në treg po monitorohen nga bordi i katalanasve.

Raportimet nga mediumi pranë kampionëve “Sport” pohonte se Kesi ikën nga “Spotify Camp Nou” vetëm nëse mbërrin një ofertë e parezistueshme. Pretendimi në fjalë mund të gjejë qasje nëpërmjet ofertave nga klubet e Lindjes së Mesme, të cilët i kanë prishur balancat e kostove në transferime.

43 prezenca regjistroi afrikani në sezonin e parë më Barçën në të gjithë turnetë, tregues se Ksavi e shikon si pikë të fortë në përbërjen e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"