E kërkonte Milani, mesfushori spanjoll afër Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2019 | 22:00

E kërkonte Milani, mesfushori spanjoll afër Mançester Junajtid

Dani Olmo u fol para pak kohësh se ishte shumë afër Milanit, por me ndeshjet e shkëlqyera që ka zhvilluar me Spanjën e 21-vjeçarëve, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha.Dani-Olmo

Për lojtarin së fundmi interesohet Barcelona, PSG, Milan dhe Mançester Junajtid, me këta të fundit favoritë për të marrë shërbimet e mesfushorit të Dinamo Zagreb.

Olmo ishte një nga lojtarët kryesorë të Spanjës gjatë fitimit të Evropianit për 21-vjeçarët. Mançester Junajtid janë shumë pranë transferimit të lojtarit, për shkak se kanë ofruar 40 milionë euro tek kroatët e Dinamo Zagreb.Dani Olmo

Edhe Milani është shumë pranë lojtarit, por pavarësisht interesit, nuk e kanë bërë akoma ofertën e tyre. E sigurt është që e ardhmja e Olmo do të jetë tek një prej gjigandëve të Evropës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"