E ka kaluar Koronavirusin 3 muaj më parë, ja si qëndron e vërteta me futbollistin e Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2020 | 23:53

E ka kaluar Koronavirusin 3 muaj më parë, ja si qëndron e vërteta me futbollistin e Apolonisë

Zbulohet e vërteta në lidhje me kapitenin e Apolonisë, Eljon Sota, për të cilin u raportua fillimisht se ishte pozitiv me Koronavirus.

eljon-sota

Por në fakt kemi të bëjmë me një situatë krejtësisht ndryshe. Talenti i cili është pjesë e Kombëtares U-21, iu nënshtrua ditën e sotme, analizave serologjike, të cilat zbuluan së Sota ka qenë mbartës i virusit në të kaluarën, afro 3 muajsh më parë dhe e ka kaluar pa asnjë problem COVID-19.

Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport”, nga administratori i Apolonisë, Olsi Bregu, i cili deklaroi se mbrojtësi i skuadrës fierake, gëzon një formë të shkëlqyer dhe kemi të bëjmë me një situatë të kaluar, që nuk ekziston në të tashmen.

Sota

Gjithsesi për procedurë, të gjithë lojtarët e Shpresave  do të bëjnë sot tamponin në prag të 2 ndeshjeve të muajit shtator, përgjigjet e të cilave pritet të dalin në mesnatë…

Kujtojmë që ditën e sotme, ishte planifikuar të zhvillohej miqësorja mes Apolonisë dhe Kastriotit, por më pas u vendos që kjo ndeshje të anulohej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"