E festoi ditëlindjen me fitore ndaj Tiranës, Abazaj në një linjë me Shehin: Titulli nuk është në dorën tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 20:28

E festoi ditëlindjen me fitore ndaj Tiranës, Abazaj në një linjë me Shehin: Titulli nuk është në dorën tonë

Kristan Abazaj ishte një nga më të mirët në fushë, në sfidën ndaj Tiranës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, Abazaj u shpreh:

bandicam 2020-07-06 20-20-17-206

“Jam shumë i lumtur për 3 pikët. Arrita ta festoj ditëlindjen me fitoren ndaj Tiranës. Ne gjithmonë kemi pasur frymë pozitive. Kemi arritur të  zhvillojmë ndeshje shumë të mira. Dua të falenderoj Kukësin ka një grup fantastik lojtarësh. Titulli nuk është më në dorën tonë. Kemi bërë gabime.

Disa ndeshje na kanë ikur për fajin tonë. Nuk është më në dorën tonë. Është pak herët, është e sigurt që nuk do të vazhdoj me Kukësin. Nuk e di konkretisht ku do të transferohem, në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime”, u shpreh Abazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"