E bujshme! Titullari i Milanit gjen akordin me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 23:04

E bujshme! Titullari i Milanit gjen akordin me Barcelonën

Frenk Kesi i jep lamtumirën Milanit, ose më saktësisht, do t’i japë lamtumirën kuqezinjve në verën e këtij vitit. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk do të vazhdojë më karrierën në klubin italian dhe ka zgjedhur një skuadër shumë të njohur për të ardhmen e tij.

kesi

Sipas “Sportitalia”, mesfushori ka vendosur që të bashkohet me ekipin e Barcelonës gjatë verës së ardhshme. Lojtari ka një akord verbal me skuadrën katalanase dhe do të vihet në urdhrat e Çavit për fillimin e edicionit të ardhshëm. Kesit i përfundon kontrata me Milanin në verë dhe kështu, ai është i lirë të negociojë me këdo.

Gjithsesi, të njëjtat burime theksojnë se lojtari nuk ka nënshkruar asgjë, thjesht ka një marrëveshje parimore me klubin spanjoll. Në javët në vijim, përfaqësuesit e të dy palëve do të ulen në tavolinën e bisedimeve për të nënshkruar akordin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"