E BUJSHME/ Rei Manaj përkrah Mesit, trajneri Setien e grumbullon me ekipin e parë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:10

E BUJSHME/ Rei Manaj përkrah Mesit, trajneri Setien e grumbullon me ekipin e parë (VIDEO)

Një ëndërr e bërë realitet që në javën e parë. Rei Manaj është grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Setien, në sfidën e nesërme ndaj Leganes, e vlefshme për Copa del Rey.

Barca

Sulmuesi lushnjar është stërvitur ditën e sotme me yjet e Barcelonës, teksa në një foto të postuar nga “Mundodeportivo”, shihet krah Lionel Mesit.

Trajneri i Barcelonës, mesa duket ka vendosur që në përballjen ndaj Leganesit, të hedhë në fushë shumë lojtarë të rinj, teksa gjasat janë të mëdha që Manajn ta shohim për disa minuta me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës.

Manaj nuk është i vetmi lojtar i ri i grumbulluar nga trajneri Setien, teksa së bashku me të janë thirrur në ekipin e parë edhe Pena, Kolado, Puig dhe Ansu Fati. Gjithashtu me grupin u stërvit edhe Vague.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"