E bujshme/ Lampard tenton lojtarin e Bajernit, Çelsi ka gati 70 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 13:05

E bujshme/ Lampard tenton lojtarin e Bajernit, Çelsi ka gati 70 milionë euro

Menjëherë pasi KAS-i i zhbllokoi Çelsit merkaton e janarit, nga Londra lajmërojnë se blutë kanë plane të rëndësishme këtë dimër dhe bëhet fjalë për emra të mëdhenj. 

lAMPARD

 

Në listën e trajnerit Frenk Lampard spikat edhe ai i mbrojtësit të majtë të Bajernit të Mynihut, David Alaba. Austriaku, i cili luan në Bavari prej vitit 2008 dhe ka një kontratë deri në 2021-shin, është një lojtar i cili sipas Lampardit do të blindonte korsinë e majtë.

david alaba

Për 27- vjeçarin, tabloidi “Mirror”, nënvizon se Çelsi i ka bërë Bajernit një ofertë prej 70 milionë eurosh, e cila po vlerësohet me kujdes. Fundja kanadezi Dejvis ka nisur të shkëlqejë dhe mund ta mbushë bindshëm boshllëkun e Alabas.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"