E BUJSHME/ Bie poshtë pista “Nagelsman”, fituesi i “Tripletës” me Barçën pranë stolit të Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 13:47

E BUJSHME/ Bie poshtë pista “Nagelsman”, fituesi i “Tripletës” me Barçën pranë stolit të Çelsit

Çelsi është në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar të shkarkuarin Graham Poter, me drejtuesit që kanë një listë të gjatë emrash.

NAGELSMAN

Sipas kompanive të basteve, vendin e parë e mban Julian Nagelsman, me trajnerin gjerman që disa ditë më parë u shkarkua nga Bajerni i Mynihut.

Por duket se “The Sun” zbulon se pista e gjermanit ka rënë poshtë, me një tjetër emër të bujshëm që pritet të marrë drejtimin e Çelsit.

Siç raporton media britanike, drejtuesit e “Bluve” janë takuar me Luis Enrike.

luis enrike

Trajneri që nuk shkëlqeu në Botërorin e Katarit është papunë qëkur u largua nga kombëtarja e Spanjës.

Gjithsesi çdo gjë pritet të zbulohet në ditët në vijim se kë do të zgjedhë Tod Bohli për t’ia besuar stolin e Çelsit, i cili kësaj radhe kërkon të marrë kohë në mënyrë që “Blutë” mos të kenë një tjetër sezon të dështuar si ky i sivjetshmi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"