E ardhmja e lojtarëve dhe trajnerit Duro, ja situata aktuale në kampin kurbinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2021 | 17:45

E ardhmja e lojtarëve dhe trajnerit Duro, ja situata aktuale në kampin kurbinas

Skuadra e Laçit bëri një sezon të mirë edicionin që lamë pas, por në fund, kurbinasit nuk ia dolën të fitonin asnjë trofe. Edhe pse ishin shumë pranë fitimit të titullit kampion, madje edhe kryesuan për një moment, në fund ishte Teuta që u rendit e para, ndërsa Laçi u desh të kënaqej me vetëm një kualifikim në Europë, duke qenë forcë e katërt në Kategorinë Superiore pas 36 javësh të luajtura.

Shpetim Duro logo

Investimet e Laçit në fillim të sezonit ishin të konsiderueshme dhe presidenti Laska kishte objektiva madhorë dhe mosarritja e tyre ka lënë pezull të ardhmen e shumë futbollistëve, madje dhe të trajnerit Duro. Shpeshherë, në daljet e tij publike, strategu Duro ka theksuar se shpreson ta gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit, për të vazhduar punën në krye të kurbinasve.

Laci festa e golit

Ndërsa sa u takon lojtarëve, disa prej tyre kanë bërë sezone shumë të mira dhe kanë tërhequr interes nga disa klube. Mbetet për t’u parë nëse Laçi do të mbajë grupin që ka apo do të bëjë “restart” dhe do të formojë një tjetër grup për sezonin e ri, por për momentin, gjithçka është pezull…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"