Dyndje lojtarësh në provë te Kastrioti, krutanët pranë firmës me mesfushorin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2023 | 11:13

Dyndje lojtarësh në provë te Kastrioti, krutanët pranë firmës me mesfushorin e Vllaznisë

Kastrioti i Krujës prej afro tri javësh, nën drejtimin e trajnerit Ramazan Ndreu, vijon fazën përgatitore. Krutanët kanë zhvilluar tri takime miqësore deri më tani, fillimisht kanë fituar 3- 2 ndaj Lushnjës në FushëKrujë, më pas humbën me Kukësin 2-1 në Tiranë dhe së fundmi u mundën 3-0 ndaj Ilirisë. Në sfidën e parë, atë me Lushnjën, lojtarët u shprehën lirshëm në fushë dhe arritën të shënojnë tre gola, dy prej të cilëve kanë për autor nigerianin Viktor.

hoxha

Kjo ishte e para ndeshje e tij me Kastriotin, ndërsa trajneri e hodhi në fushë në pjesën e dytë. Por, kur u mendua se është gjetur një golashënues, trajneri Ndreu dhe stafi drejtues nuk janë bindur prej tij, kështu që pas takimit me Lushnjën, ai është larguar. Disa ditë më vonë krutanët janë “përplasur” me Kukësin në Tiranë dhe veçanërisht futbollistët e rinj që u aktivizuan në pjesën e dytë, nuk bindën trajnerin Ndreu. Ndërkohë që humbja me Ilirinë e Fushë-Krujës i ka vënë vulën pakënaqësisë së stafit.

Paraqitja në këtë ndeshje ka vënë në dyshim edhe afrimet, prandaj dhe Ndreu ka kërkuar kohë për lojtarët në provë. Te krutanët janë afruar emra si Sokol Neziri, Klahos Zani, Gersi Diamanti, Omar Musaj, Enes Kuka, Realf Zhivanaj dhe Silvester Shkalla, ndërsa së fundmi ka dalë në skenë edhe mesfushori 23- vjeçar shkodran, Uheid Hoxha. Ky i fundit vjen pas aktivizimit te Teuta dhe gjasat janë që të bëhet pjesë e Kastriotit. Mesfushori i dalë nga Vllaznia ka pasur bisedime me klubin krutan, por tani mbetet konfirmimi nga palët.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"