Dy vite në krye të Milanit, 650 milionë euro për të mbajtur klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 12:25

Dy vite në krye të Milanit, 650 milionë euro për të mbajtur klubin

10 korrik 2018. Dje u mbushën dy vite kur “Elliott Management Corporation” komunikoi se kishte marrë kontrollin e aksioneve të Milanit, pas dështimit të Jonghong Lisë për të përmbushur detyrimet e tij drejt fondit amerikan të investimit.
Eliot
“Elliot” në fakt i kishte dhënë hua 303 milionë euro sipërmarrësit kinez, në mënyrë që ai të respektonte angazhimet ndaj “Fininvest” dhe të përfundonte procesin e blerjes së klubit. 21 korrikun e ardhshëm, pas mbledhjes së aksionarëve të Milanit, Jonghong Li u lirua nga detyra e presidentit të klubit dhe kështu nisi një aventurë e re për kuqezinjtë. Sa kosto? Sa kushton për ta mbajtur këtë Milan? Eliot po provon në lëkurën e tij. Sipas Andrea Montanarit të “Milano Finanza”, shpenzimet e fondit për menaxhimin e klubit kuqezi kanë mbërritur pranë shifrës së 650 milionë eurove. Një shifër e rëndësishme edhe për Pol Singerin, i cili po përpiqet që ta rikthejë në nivele të larta skuadrën.

Qëllimi është ulja e humbjeve për ta bërë më joshës klubin për investitorët e rinj. Në këtë drejtim po shkon edhe projekti imobiliar për ndërtimin e një stadiumi të ri. Duhen investime të reja dhe në verë pritet të bëhen, duke qenë se Rangnik do të fitojë 5 milionë euro në sezon, ndërkohë që shifrat e përmendura për merkaton mbërrijnë nga 120-160 milionë euro. Vullneti i fondit amerikan është i qartë për të gjithë: të gjejnë talente të reja për të arritur rezultate në fushë, por edhe në bilance.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"