Dy trajnerë shkodranë përballë njëri-tjetrit, Laçi mat forcën me skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 11:05

Dy trajnerë shkodranë përballë njëri-tjetrit, Laçi mat forcën me skuadrën e Kategorisë së Parë

Dy trajnerë shkodranë gjejnë dakordësi për t’u përballur sot Laçi dhe Burreli. Armando Cungu që drejton kurbinasit dhe Samuel Nikaj që është në krye të matjanëve, do të shikojnë gjendjen e skuadrave në një ndeshje miqësore që është programuar të zhvillohet sot në orën 14:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

laci elbasan arena

Laçi ka disa ditë që nuk ka qenë aktiv sa i përket merkatos në hyrje, por gjithsesi në kampin kurbinas janë të qetë, pasi skuadra aktualisht është e kompletuar. Në stërvitjet e fundit ka pasur disa lojtarë në provë, mes tyre edhe kosovari i ardhur nga Liria e Prizrenit, Argjen Qela.

Deri më tani bardhezinjtë kanë afruar emra si Alen Sherri, Klejdi Rapo, Endri Murati, Dijar Nikqi, Lukas Ramos, Renato Malota, Mentor Mazrekaj, Dorian Kërçiku, Van Dejv Harmon dhe Brajan Joel Rodriguez. Merkato të fuqishme ka bërë edhe Burreli në Kategorinë e Parë, duke pretenduar këtë sezon ngjitjen në Superiore.

Nikaj

“Gara e vërtetë ende nuk ka nisur dhe shpresojmë që të mos vonohet më shumë fillimi i sezonit të ri, sepse kjo nuk është gjë e mirë për asnjë ekip”, ka thënë dje Nikaj.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"