Dy muaj pa shkundur rrjetën në kampionat, sulmuesi i Vllaznisë “harron” të shënojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 17:35

Dy muaj pa shkundur rrjetën në kampionat, sulmuesi i Vllaznisë “harron” të shënojë

Sulmuesi i Vllaznisë, Haris Dilaver, ka harruar të shënojë në kampionat. Boshnjaku ka 11 ndeshje radhazi që nuk gjen dot golin dhe kjo natyrisht që ka vendosur nën presion atë. Duke pasur parasysh formën jo të mirë, por edhe anën psikologjike të rënduar, trajneri Brdariç vendosi që ta ulte në stol sulmuesin në ndeshjen ndaj Apolonisë.

Deliu Dilaver

Megjithatë, ai u aktivizua në pjesën e dytë, por për fat të mirë ndeshja u vendos nga qendërmbrojtësi Dajan Shehi. Dilaver erdhi te Vllaznia me bindjen e drejtuesve se do të ishte ai sulmuesi kryesor, por në 19 takime ka realizuar 4 herë, po aq sa keniani Ismael Dunga, i cili ka tre muaj që është larguar nga Shkodra. Për herë të fundit boshnjaku realizoi një gol të rëndë me vlerën e tri pikëve në ndeshjen e fundit të fazës së parë ndaj Partizanit më 13 dhjetor 2020. Ndeshja e së dielës ndaj Skënderbeut është një shans për zhbllokimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"