Dy miqësore edhe për Shqipërinë U-21 në nëntor, ja kombëtaret me të cilat do të përballet skuadra e Alban Bushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2022 | 10:13

Dy miqësore edhe për Shqipërinë U-21 në nëntor, ja kombëtaret me të cilat do të përballet skuadra e Alban Bushit

Shqipëria U-21 do të luajë dy miqësore në muajin nëntor, me San Marinon dhe Malin e Zi. Kjo është ajo që bën me dije Federata Shqiptare e Futbollit.

u21 kombetarja

Përballë San Marinos, skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të luajë në datën 16 nëntor, në stadiumin kombëtar të San Marinos, në orën 18:00.

Për sa i përket asaj me fqinjët e Malit të Zi, të rinjtë kuqezi do të luajnë në 20 nëntor, në Podgoricë, ora 13:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"