Dy mesfushorët shqiptarë titullarë, Vejle e Sormanit bën start fantastik në Superligën e Danimarkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2018 | 21:08

Dy mesfushorët shqiptarë titullarë, Vejle e Sormanit bën start fantastik në Superligën e Danimarkës

Pas triumfit në Ligën e Parë daneze, Vejle e mesfushorëve shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli vazhdon të bindë e në Superligë.

vejle

Në 2 sfidat e para të kampionatit, skuadra e kuqe ka arritur të marrë një fitore në shtëpi dhe një barazim në transfertë ndaj nënkampionëve të Brondbit në takimin e zhvilluar sot.

Një meritë të madhe për suksesin e skuadrës kanë padyshim edhe 2 shqiptarët Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli. Që të dy janë aktivizuar si titullarë duke bërë paraqitshme të kënaqshme.

ramadani

Ramadani është pjesë e Kombëtares A ndërsa Muçolli së fundmi ka qenë pjesë e Shpresave. Ai është vetëm 18-vjeç dhe është cilësuar si një talent tepër premtues. Sfidën e radhës skuadra e Vejles do ta luajë ndaj Arhus në shtëpi. Momentalisht ata ndodhen në vendin e tretë në renditje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"