Dy futbollistë të larguar, Laçi nuk ka asnjë projekt për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2017 | 16:34

Dy futbollistë të larguar, Laçi nuk ka asnjë projekt për sezonin e ri

Kampionati ka pak ditë që është mbyllur, ndaj edhe te Laçi që të gjithë janë me pushime. Jo vetëm lojtarët, por edhe stafi teknik dhe drejtuesit. Ende nuk ekziston asnjë projekt për sezonin e ri, ndërsa zyrtarisht janë larguar dy futbollistë, Harallamb Qaqi dhe Emanuel Mensah.

Mensah gol Laci

Pezull mbeten dy të huazuarit nga Korça, Bruno Lulaj dhe Serxho Xhunior, ndërsa të tjerët deri më tani mund të cilësohen si “blinduar”. Në klub mendojnë që lojtarët që mbajtën peshën e këtij sezoni, duke shmangur edhe rënien nga kategoria, të jenë bazë e organikës edhe në vazhdim.

Nëse do të ndodhë vërtet kështu, kjo mbetet për t’u diskutuar, pasi nuk përjashtohet mundësia që ndonjë element të joshet nga ofertat që mund t’i vijnë. Çështje më vete është edhe ajo e pankinës.

laci1

Stavri Nica pritet që të drejtojë ekipin edhe për edicionin 2017-2018, por fillimisht ai duhet të ulet me presidentin Pashk Laska për të vendosur “piketat” për të ardhmen. Deri në nisjen e kampionatit koha është e mjaftueshme, ndaj edhe në klub nuk kanë kur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"