Dy dyshime për Piolin, ja formacioni i mundshëm i Milanit ndaj Xhenoas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 9:52

Dy dyshime për Piolin, ja formacioni i mundshëm i Milanit ndaj Xhenoas

Sot në 12:30 kundër Xhenoas, Milani nuk do të ketë të disponueshëm vetëm të skualifikuarin Ibrahimoviç dhe Kalabrian që nuk është ende gati për të luajtur.

calhanoglu.milan.2020.21.festa.gruppo.750x450

Në vend të suedezit do të luajë Leao, ndërkohë që në krahun e djathtë dyshimet janë mes Dalos dhe Kalulus, me këtë të fundit lehtësisht të favorizuar.

Në prapavijë konfirmohen Tomori, Kjaer e Hernandez, ndërkohë që Benaser e Kesi do të “mbajnë” mesfushën. Treshja pas shpinës së Leaos do të përbëhet, nga Rebiç, Çalhanoglu dhe Selemekers.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"