Dy afrime në pak ditë, Pogradeci transferon edhe një sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2021 | 10:22

Dy afrime në pak ditë, Pogradeci transferon edhe një sulmues

Pogradeci lëviz në merkato. Pasi prezantuan Kipjon Petin (e ardhur nga Kukësi U-21), marrin edhe Kristi Laçkën.

kristi lacka

Klubi ka arritur akordin me qendërsulmuesin 26-vjeçar, i cili është edhe produkt i liqenorëve. Ai rikthehet në shtëpi, pas një aventure pozitive te Vora. Zyrtarisht janë bërë vetëm dy përforcime, ndërsa nuk ka asnjë largim. Stafi teknik mendon se grupi ka cilësinë e duhur për të përballuar me sukses pjesën e dytë të sezonit. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize deri në mbyllje të tregut të transferimeve.

Sakaq, Pogradeci po vazhdon përgatitjet intensive. Edhe dje kanë punuar me ritëm të lartë, ndërsa miqësore nuk kanë në plan që të zhvillojnë. Ardjan Abazaj ka evituar ndeshjet gjatë kësaj periudhe. Jo vetëm prej kushteve klimaterike, por edhe për të ruajtur organikën. Frika nga dëmtimet ka bërë që tekniku të bëjë këtë zgjedhje.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"