Durrsakët stërvitje në stadium dhe me grup të plotë, ja formacionet e mundshme në Laçi-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2021 | 12:14

Durrsakët stërvitje në stadium dhe me grup të plotë, ja formacionet e mundshme në Laçi-Teuta

Teuta ka zhvilluar dje seancën e fundit për ndeshjen e javës së 35-të ndaj Laçit në transfertë.

TEUTA LACI

Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik, ekipi është përgatitur në fushën e stadiumit “Niko Dovana”, një seancë e karakterit tekniko-taktik, ku janë dhënë këshillat e fundit në prag të duelit me kurbinasit.

Trajneri Martini e ka grupin të plotë për këtë ndeshje, pasi është kthyer nga pezullimi nga kartonët edhe sulmuesi Ildi Gruda. Edhe në këtë ndeshje, stafi pritet që t’i besojë të njëjtit formacion që nisi sfidën e fundit me Partizanin.

TE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"