Durrsakët, me dy seanca stërvitore në ditë për t’u kthyer te fitorja. Teuta, alarmi i madh është pësimi i golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2023 | 16:32

Durrsakët, me dy seanca stërvitore në ditë për t’u kthyer te fitorja. Teuta, alarmi i madh është pësimi i golave

Teuta kishte dy ditë pushim, pasi në f akt ka qenë një fazë ndeshjesh të lodhshme. Në mungesë të takimit të afërt, stafi i Teutës kishte vendosur për të ngarkuar ekipin fizikisht. Nga ana tjetër blutë dje kanë pasur disa mungesa.

teuta

Dihet tashmë që me skuadrën nuk është Endri Dema, i cili është pjesë e kombëtares U-21, me grupin nuk ishte dhe Ergis Arfifi. Mesfushori është gjithashtu pjesë e Kombëtares U-19, por pritet të bashkohen më grupin javën që vjen dhe të jenë gati për sfidën e javë se 9- të të kampionatit.

DY SEANCA – Teuta ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore për ditën e enjte. Stërvitja e dytë e ditës më shumë ka pasur si fokus lojën me top ndërsa trajneri Martini është fokusuar edhe te taktika. Skuadra bregdetare po vazhdon përgatitjet në qytetin e Durrësit, pasi kampionati është ndalur. Trajneri Edi Martini dje kishte planifikuar 2 seanca stërvitore. Në prolog të stërvitjes, trajneri Martini u foli futbollistëve për programin stërvitor. Ai insistoi se Teuta ka një grup kompetitiv dhe me pak më tepër impenjim mund të arrin gjëra të mëdha në këtë fushatë. Ekipi u stërvitur normalisht dhe i gjithë grupi është në gjendje optimale.

Me stafin teknik që do ketë një detyrë të vështirë derisa të rifomatohet grupi, skuadra e Teutës po punon fort në disa aspekte, duke nisur nga ana tekniko-taktike dhe disiplina, deri te përgatitjet fizike. Tekniku Martimi ka parë të arsyeshme të zhvillojë vetëm dje dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite, me qëllim që skuadra të marrë ngarkesën e nevojshme. Ajo çka është më kryesorja lidhet me faktin që të gjithë futbollistët janë të angazhuar për të kryer me korrektësi të gjithë planin stërvitor. Grupi prej 20 lojtarësh, gjatë seancës stërvitore të pasdites, krahas nxehjes, kreu veprime me top dhe pa top. Përgjatë dy-tri ditëve punë të stafit teknik, skuadra është “shtrydhur” nga një punë me intensitet të lartë.

GOLAT – Fakt është që Teuta fut ujë nga të gjithë anët me 11 gola  të pësuar në 7 ndeshje. Edi Martini në post-Erzeni ishte i qartë, te Teuta i tij nuk funksionon diçka shumë thelbësore. Ekipi i tij pëson shumë gola, madje me shumë lehtësi. 11 gola të pësuar në 7 ndeshje janë jashtëzakonisht shumë, këto janë shifra alarmante për një skuadër që synon katër vendet e para. Në këto momente Teuta pëson me shumë lehtësi. Tashmë dhe në seancat stërvitore po punohet me shumë për faza mbrojtëse, që të jenë nivelin e duhur në kampionat. Martini dhe stafi teknik tanimë duhet të gjejnë një zgjidhje të shpejtë, pasi të shtunën e ardhshëm në “Elbasan” luajnë kundër Dinamos.

ZAMIR QYPI -PANPRAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"