Duro përpara Kukësit: Nuk na bën përshtypje, kemi dëgjuar muzikën e Championsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 14:53

Duro përpara Kukësit: Nuk na bën përshtypje, kemi dëgjuar muzikën e Championsit

Klodian Duro ka dalë përpara mediave në kuadër të takimit që Kamza do të zhvillojë ditën e nesërme me Kukësin. Kujtojmë që Duro ka qenë më parë pjesë e verilindorëve dhe për të është një ndeshje mjaft e veçantë, megjithëse ai ruan kujtime pozitive. Ai shprehet se dëshiron ta mund ish-ekipin e tij.

duro

“Futbolli ka edhe ndeshje të tilla. Unë kam respekt maksimal për Kukësin. Ajo që ruaj janë vetëm kujtime pozitive, pasi kaluam një kohë të mirë atje. Fitova dhe trofe atje, çka është me rëndësishmja. Tani mendoj vetëm për Kamzën. Unë e shoh si një ndeshje futbolli normale. Nuk ka hapësira për hakmarrje. “

Objektivi

“Do të kërkojmë ta fitojmë takimin dhe të ecim në këtë rrugë. Çdo takim ka specifikat e tij, ndaj Kastriotit u treguam të uritur. Edhe Kukësi vlen 3 pikë. “

Sulmi

“ Unë jam i kënaqur me të gjithë. Do të kenë  mundësinë të shënojnë të gjithë, në kupë shënoi dhe Teqja, ndërsa me Kastriotin Raloviç dhe Fukui. Plaku dha një asist dhe Martinena u shfaq shumë përpara porte. Unë jam i kënaqur vetëm me të gjithë.”

“Kamzën e kam marrë pasi kampionati kishte filluar dhe këtë ekip nuk e kam ndërtuar unë. Megjtihëse, e mora me bindjen se mund të bëjmë mirë në kampionat. Kukësi është për titull, por nuk mendoj se jemi më poshtë. Nëse ata luftojnë për titullin ne në dhomën e zhveshjes kemi pasur muzikën Champions. Nuk na na bën përshtypje kundërshtari, shikojmë vetëm veten tonë.”

Emërimi i Ndreut

E njeh mirë Kamzën por kjo nuk na trëmb. Jam i qetë dhe besoj se do të ecim në rrugën e fitoreve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"