Duro drejt rikthimit në kampionatin maqedonas, i del emri te “rivalët” e Shkëndijës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 25, 2018 | 14:22

Duro drejt rikthimit në kampionatin maqedonas, i del emri te “rivalët” e Shkëndijës

Shpëtim Duro, pritet të jetë trajneri i ri i Shkupit, pas largimit të Zekirja Ramadani. Lajmi është bërë publik nga “infOSport.mk”, gjithsesi asgjë nuk është zyrtare. I njëjti burim tregon se menaxherët nga Shqipëria, i kanë sugjeruar drejtuesve të Shkupit, edhe trajnerin Julian Ahmataj.

Duro-Shkendija-e1436478366147

Gjithsesi shanset janë të mëdha për strategun Duro, i cili e njeh mirë kampionatin maqedonas, pasi në të kaluarën ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës, ndërsa për sa i përket karrierës në Superiore, ka drejtuar ekipet si Partizani, Besa, Skënderbeu, Vllaznia dhe së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit.






www.minuta90.com