Dukej e kryer, por e ardhmja e mbrojtësit merr drejtim tjetër. Kumbulla tani mund të ndajë repartin me lojtarin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 15:47

Dukej e kryer, por e ardhmja e mbrojtësit merr drejtim tjetër. Kumbulla tani mund të ndajë repartin me lojtarin e Interit

Kthesë në situatën e Diego Godin? Mbrojtësi uruguaian i Interit konsiderohet tashmë prej ditësh një hap larg Kaljarit (negociatë e frenuar pasi klubi sard nuk ka momentalisht gatishmëri ekonomike për të mbuluar pagën e lojtarit), por ditën e djeshme mediat italiane kanë zbuluar një tjetër prapaskenë lidhur me lamtumirën e mundshme të mbrojtësit nga klubi zikaltër.

GODIN

Këta të fundit mësohet t’ia kenë ofruar gjatë këtyre orëve Romës, që kërkon një tjetër qendërmbrojtës pas zbarkimit të Marash Kumbullës (u prezantua ditën e djeshme) dhe në pamundësi për të firmosur aktualisht me Kris Smollingun e Mançester Junajtid kanë vendosur të dëgjojnë alternativa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"