Duka, “kunj” Silvinjos për 49-vjetorin. Presidenti i FSHF i kujton fitoret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2023 | 15:14

Duka, “kunj” Silvinjos për 49-vjetorin. Presidenti i FSHF i kujton fitoret

“Edhe 100 Silvinjo, sa më shumë fitore e rezultate pozitive në rrugëtimin tonë drejt finaleve të EURO Gjermani 2024”, thotë urimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit drejt trajnerit Silvinjo, i cili festonte dje 49-vjetorin e lindjes.

silvinjo

Humbja në Poloni nuk la një shije të mirë te kreu i federatës, për vetë faktin se kundërshtari ishte në ditë të keqe dhe sërish ekipi kombëtar doli pa pikë nga ajo transfertë. Trumbetimi që pati ai rezultati nuk i ka pëlqyer aspak Dukës, pasi në ditët e fundit është shprehur se nuk mund të shkojmë në Europian me humbje dinjitoze dhe në ndeshjet e qershorit duhet të marrim me patjetër gjashtë pikë.

Në mesazhin e tij presidenti Duka i uroj teknikut brazilian një jetë sa më të shëndetshme, si edhe sa më shumë suksese në stolin e Kombëtares shqiptare, në këtë rrugëtim të nisur ndërkohë në kualifikueset e Euro Gjermani 2024.

“Gëzuar ditëlindjen Sylvio Mendes Campos Junior! Në këtë ditë të veçantë për trajnerin e Kombëtares dua t’i uroj në emër të FSHF-së dhe komunitetit të futbollit shqiptar, jetë sa më të gjatë e të shëndetshme, si edhe sa më shumë fitore e rezultate pozitive në rrugëtimin tonë drejt finaleve të EURO Gjermani 2024! Edhe 100 Silvinjo!”, shkruan Duka në mesazhin e tij.

ARSENALI E URON – Silvinjo ka një karrierë të gjatë si futbollist, teksa ka luajtur edhe për Arsenalin dy vite (1999-2001). Klubi anglez me rastin e ditëlindjes së brazilianit, ka postuar një video në “Twitter” me mbishkrimin: “Gëzuar Ditëlindjen Silvinjo”. Në postim është një video teksa ai shënonte gol për “topçinjtë” gjatë një ndeshjeje të “Carling Cup” kundër Çelsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"