“Duhet të sillemi ndryshe nga ajo ndeshje me Interin”, Kristiano Ronaldo: Ende mund ta fitojmë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:00

“Duhet të sillemi ndryshe nga ajo ndeshje me Interin”, Kristiano Ronaldo: Ende mund ta fitojmë titullin

Që Kristiano Ronaldo është njeriu i fina leve kjo dihej, por diçka të tillë e konfirmoi edhe dje, duke ngritur në qiell trofeun e katërt me Juven (2 tituj dhe 2 Superkupa), ndërsa në total ishte i 33-ti në karrierë. Dhe kur fiton, oreksi, por edhe vetëbesimi sa vjen e shtohet, siç konfirmon vetë ylli juventin në fund të sfidës.

7ec5248754e42740130ba7d9fa876411-58059-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e
Pasi shënoi golin e 20-të sezonal dhe fitoi Superkupën e Italisë, 35-vjecari theksoi se skuadra bardhezi duhet të tregojë një fytyrë krejtësisht ndryshe nga ajo humbje me Interin.

“Superkupa – Ishte një ndeshje e vështirë, e luajtur në një fushë që nuk ishte më e mira. Fituam një trofe të rëndësishëm duke treguar shumë besim. Duhet të kemi një paraqitje ndryshe nga ajo me Interin. Ishte një ndeshje që nuk bëmë mirë.

Titulli kampion – Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por ka ende rrugë për të bërë. Akoma mund ta fitojmë titullin, nuk është e pamundur”, deklaroi Kristiano Ronaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"