“Duhej ta mbyllnim ndeshjen”, Martini pas barazimit në derbi: Na u bë pengesë era

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2023 | 18:24

“Duhej ta mbyllnim ndeshjen”, Martini pas barazimit në derbi: Na u bë pengesë era

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se skuadra e tij duhej ta kishte mbyllur ndeshjen ndaj Erzenit dhe i kishin ikur pikët nga duart në barazimin 1-1.

martini

“Duhej të mbyllnim ndeshjen. Ishte ndeshje e vështirë, një derbi. Nervat ishin shumë të forta në të dy krahët. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, patëm mundësi të shënonim edhe golin e dytë. Në të dytën ishte edhe era që nuk na lejoi të qarkullonim topin, i lëshuam territor Erzenit. Me daljen e Karabecit na prishi goxha punë lidhja mes reparteve. Kishim mundësi të shënonim edhe golin e dytë, nuk arritëm, një pakujdesi solli barazimin.

Nesër do të bëjmë kontrollet e lojtaërve , Goxhajt dhe Karabecit. Janë dëmtime që shpresojmë të mos jenë të rënda. Kemi edhe lojtarë të tjerë, futëm Qaqin për Goxhajn ndërsa për Erandon futëm Vilën. Gjithsesi humbëm në cilësinë e luajtjes së topit, ishim më të fortë në vrapim. Por nuk mjaftoi. Në stol kemi 3-4 lojtarë që janë të mirë e mund të zëvendësojnë këdo”, tha Martini për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"