Dueli ndaj Vllaznisë, Kastriotit i kthehen dy titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 21:54

Dueli ndaj Vllaznisë, Kastriotit i kthehen dy titullarë

Portieri i Kastriotit, Edmir Sali, ishte një nga më të dalluarit në fushë, në duelin ndaj Partizanit, që u mbyll në barazim pa gola, rezultat që pa dyshim i shkon për shtat krutanëve. Gardiani pas ndeshjes foli për mediat, ku tregoi ndjesitë pas kësaj ndeshjeje.

Edmir Sali

“Me ardhjen e trajnerit të ri, ekipi ka ndryshuar shumë. Të gjithë djemtë janë adoptuar shumë. Jemi të kënaqur me pikët, objektivi ynë është ndeshja e radhës. Ekipi kundërshtar bëri maksimumin, edhe çunat tanë gjithashtu.

Të gjitha ekipet janë të forta, secili do rezultat maksimal. Të gjitha skuadrat janë të rrezikshme dhe nuk duhet të mendoni që asnjë ekip nuk do të japë maksimumin.

Do të vazhdojmë kështu përpara duke qenë të fokusuar dhe me këmbë në tokë. Të kesh tifozët në krahë të jep më tepër zemër. Nuk mund të krijojmë alibi që s’kemi tifozë. Ne fokusohemi te gjërat që mund të kontrollojmë”, u shpreh Sali.

RIKTHIMET – Në sfidën ndaj Partizanit, Kastriotit iu desh të bënte pa disa prej titullarëve. Në ndeshjen e ardhshme rikthehen Karakaçi dhe Prodani, të cilët e shlyen tashmë dënimin e kartonëve. Krutanët sfidën e radhës e luajnë më 30 janar ndaj Vllaznisë, kur shkojnë më të freskët se shkodranët, sepse nuk kanë impenjim në Kupë. Mungesa e vetme në ndeshjen e ardhshme do të jetë Adolf Selmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"