Dueli me Dinamon, “xholi” i korçarëve lë pas dëmtimin mban pezull Skënderbeun/ Trajneri fiksohet me fazën ofensive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2023 | 21:23

Dueli me Dinamon, “xholi” i korçarëve lë pas dëmtimin mban pezull Skënderbeun/ Trajneri fiksohet me fazën ofensive

Skënderbeu nisi me in tensitet të lartë për gatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Dinamos, që do të luhet të hënën në orën 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Për korçarët kjo sfidë vlen më shumë se tri pikë. Vetë diferenca prej katër pikësh ndaj bluve të kryeqytetit, i jep më shumë rëndësi këtij takimi.

Skenderbeu stervitje

Nisur nga kjo arsye, trajneri Ivan Gvozdenoviç kërkon ndeshjen perfekte nga të tijtë me qëllim që të zvogëlojnë distancën me kreun për të pasur të hapur rrugën drejt objektivit maksimal. Nisur edhe nga interpretimi i ndeshjes së fundit dhe gabimet e evidentuara nga trajneri, bardhekuqtë kanë punuar me përgjegjshmëri për të korrigjuar gjithçka.

Me këtë qëllim, kryepankina korçare i ka mbajtur të angazhuar lojtarët në seancën e djeshme duke i udhëzuar për të rregulluar gabimet e fundit dhe për të nxjerrë ndeshjen që duhet ndaj Dinamos.

I gjithë përqendrimi ka qenë në fazën sulmuese, atje ku edhe kritikat e ndeshjes së fundit kanë qenë më të shumta. Për këtë arsye, Gvozdenoviç është marrë më shumë se 30 minuta me sjelljen e lojtarëve të ofensivës. Shpërndarje e aksioneve në të dy krahët e sulmit, përgjegjshmëri në pasin e fundit, finalizim dhe altruizëm kanë qenë këshillat e trajnerit që nuk ka ngurruar të kthejë pas skemat e lojës sa herë që ato nuk zbatoheshin ashtu siç duhej.

E gjithë kjo, ka ardhur edhe për shkak se në ndeshjen e radhës, Gvozdenoviç nuk do të heqë dorë nga rreshtimi ultraofensiv i ekipit të tij. Kjo edhe duke pasur parasysh balancën që ka pasur në prapavijë gjatë këtyre ditëve.

NDRYSHIMET – Nisur nga ndeshjet e luajtura këtë vit kalendarik, Skënderbeu pritet që të mos ketë shumë ndryshime në lojtarë dhe reparte. E vetmja pikë që po mban pezull formacionin e trajnerit bardhekuq është gjendja e Oltion Rapës.

Skenderbeu me Rapen

Mbrojtësi memaliot duket se ka lënë pas problemet dhe ka filluar të punojë me grupin, por ende nuk është e sigurt prania e tij në fushë nga minuta e parë.

Skenderbeu pa Rapen

Për të ndarë formacionin, Gvozdenoviç është i gatshëm të presë deri minutat e fundit të ndeshjes. Nëse Rapa ia del të rikuperohet plotësisht, atëherë pritet që të fillojnë ndeshjen nga fillimi, teksa Randi do të spostohet në mesin e fushës për të plotësuar repartin.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"