Dueli Çelsi-Juventus, ja cili do të vendosë drejtësi në supersfidën e mbrëmjes së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 13:07

Dueli Çelsi-Juventus, ja cili do të vendosë drejtësi në supersfidën e mbrëmjes së sotme

Serdjan Jovanoviç do të jetë arbitri që do të gjykojë në “Stamford Bridge” sonte ndeshjen mes Çelsit dhe Juventusit, e vlefshme për javën e pestë të Grupit H në Champions.

jovanovic 1

Gjyqtari serb do të ketë asistentë bashkatdhetarët e tij Uros Stojkoviç dhe Milan Mihajloviç. Arbitër i katërt do të jetë një tjetër serb, Novak Simoviç.

Në VAR do të japë drejtësi spanjolli Alehandro Hernandez. Anglezët duhet të bëjnë kujdes. Sa herë Jovanoviç ka gjykuar ekipin kombëtar të Anglisë, ai ka nxjerrë me të kuqe një lojtar të “Tre Luanëve”.

Kjo ka ndodhur në 2019, në ndeshjen mes Anglisë-21 dhe Francës U-21, por edhe në Reikjavik mes ekipit të Sauthgejtit dhe Islandës në Ligën e Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"