Duan titullin, por kanë probleme me golin. Shkëndija po punon për rikthimin e Sindrit Gurit në Tetovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2024 | 14:03

Duan titullin, por kanë probleme me golin. Shkëndija po punon për rikthimin e Sindrit Gurit në Tetovë

Nuk ka dyshime, Shkëndija e Tetovës  po përgatitet shumë për merkaton e dimrit. Pasi për të garuar për titullin kampion duhet zgjidhur edhe çështja e golit. Përveç Uebster Ronaldos nga Bregalnica, i cili tashmë është nën kontratë, synimet e transferimeve janë edhe Sindrit Guri dhe Vane Krstevski.

guri

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare është edhe ish-futbollist i skuadrës tetovare, ku në sezonin 2021-2022 bëri paraqitje mbresëlënëse me kuqezinjtë. Është e qartë se me rikthimin e sulmuesit shkodran, Shkëndija do të merrte një golashënues shtesë në ekip. Pas largimit nga Shkëndija, Guri e provoi veten tek Istanbulspori në Turqi, por pa lënë gjurmë. Ndërsa aktualisht karrierën e vazhdon në Itali me skuadrën e Varezes në Seria D.

Në planet e drejtuesve tetovarë  është edhe Vane Krstevski nga Brera Strumica. Gjithashtu një lojtar ofensiv, pjesëtar i kombëtareve të moshave të Maqedonisë së Veriut. Krstevski është vetëm 20 vjeç, por konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në Strumica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"