“Duam Kupën dhe kampionatin”, heroi Vila: Nëse Bregut i japim më shumë topa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 18:29

“Duam Kupën dhe kampionatin”, heroi Vila: Nëse Bregut i japim më shumë topa…

Emiljano Vila ishte autori i golit të vetëm në kualifikimin e Teutës ndaj Kukësit në Kupën e Shqipërisë. Pas ndeshjes, mesfushori i durrsakëve, për “Gol pas Goli” është shprehur:

bandicam 2021-03-17 18-27-55-041

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe kualifikimin, por edhe për golin. Sot luajtëm me 4-3-3, ku luan kështu, kemi më shumë mundësi për të sulmuar topin. Sulmova portën sot dhe ia dola të shënoja.

Sukses në Kupë edhe këtë vit? Normal jemi në garë për të dyja trofetë, do i shkojmë në fund të dy trofeve. Më vjen mirë që ekipi reagoi sot pas barazimit me Kastriotin.

Vështirësia për të shënuar? Është e vërtetë, por të gjitha ekipet në kampionat. Ne kemi shënuar thuajse në të gjitha ndeshjet, përveç Kastrioti. Këtë e kanë të gjitha ekipet, edhe golashënuesi është me 10 gola.

Janë shumë ekipe të forta në gjysmëfinale, të gjitha janë me meritë këtu.  Duam t’i shkojmë deri në fund Kupën dhe kampionatit. Edhe Bregu, nëse furnizohet me më shumë topa. Bëhet shumë i rrezikshëm. Na ka ndihmuar shumë, njëjtë si Lorenco Vila në krahun tjetër.”, tha Vila.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"